Shitësja e qepëve Zyle Lami u gjobit tri herë nga Erion...

Shitësja e qepëve Zyle Lami u gjobit tri herë nga Erion Veliaj

221
0
Shares

Zyle Lami, shitësja e qepëve u detyrua sot të takojë kryetarin e bashkisë së Tiranës për një show mediatik të Erion Veliajt. Gruaja që u gjobit dje nga policia bashkiake është nga fshati Mazrek në Tiranë.
shitesja e qepeve me erionin

Cdo ditë ajo bën 30 minuta rrugë në këmbë dhe 30 minuta rrugë me autobus për të mbërritur në Tiranë bashke me produktet e saj të pakta që i rrit në kopshtin e vet në fshat.

Ajo gjatë muajit të fundit është gjobitur tre herë nga policia bashkiake, dy herë ka qenë vetë duke shitur ndërsa një herë i shoqi i saj Baki Lami. Dy gjobat e para kanë qënë nga 500 lekë ndërsa e treta 1000 lekë të reja.

Zyrtari i lartë i PD-së, Ervin Salianji ka qënë në shtëpinë e saj në Mazrekë dhe shkruan se është koha për një Shqipëri solidare reale.
shitesja e preshit

“Sot gjithe diten bashke me nje grup miqsh shkuam ne fshatin Mazreke per te kerkuar dhe per te ndihmuar modestisht nene Zylen qe u be e njohur nga gjoba e djeshme e Erion Veliajt.

Varferia qe detyron nene Zylen dhe burrin e saj Bakiun per te marre rrugen drejt Tiranes 30 min ne kembe dhe 30 me autobus per te shitur 200 deri 500 lek mall ne dite ska nevoje te pershkruhet.

Shqiperia solidare eshte Shqiperia qe ndihmon me te dobetit, qe keshillon kur gabon per mbijetese, qe perkrahet kur kerkon te jetoje me pune dhe dinjitet, qe nuk goditet dhe fundoset per shoën e Kryebashkiakut dhe Kryeministrit”, shkruan Salianji

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY