Meta, thirrje për të mbyllur reformën Kushtetuese në fund të marsit

Meta, thirrje për të mbyllur reformën Kushtetuese në fund të marsit

58
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkoi sot që politika shqiptare të dalë më një dokumentar përfundimtar dhe të përbashkët deri në fund të marsit lidhur me ndryshimet Kushtetuese.

“Në fund të marsit është e rëndësishme të kishim një tekst të përbashkët të përfunduar kur misioni i Venecias të vijë në Tiranë. Kjo do të tregonte se kemi vullnetin për ecje të qëndrueshme drejt hapjes së negociatave për anëtarësim”, tha Meta.

Sipas tij, është pozitive që të gjithë kanë pranuar opinionin e Venecias. Ai tha se kur të ketë lexime të ndryshme për cështje të caktuara të kërkojmë ndihmën e Euralius dhe Opdat , si dy misione të paanshme për të bërë interpretimin final dhe objektiv të cdo cështjeje.

“Qëndrimi zyrtar i LSI për reformën kushtetuese që është hapi i parë i reformës në drejtësi që hap rrugën për të gjithë paketën është si më poshtë: do të votojë me 20 votat e saj atë reformë për të cilën është shprehur komisioni i Venecias. Dhe aty ku nuk do të kemi qartësinë e duhur për interpretim të paanshëm do të bazohemi tek rekomandimi i dy misioneve për drejtësinë që janë në Shqipëri, Euralius dhe Opdat”, tha Kryetari i LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY