Luzim Basha: 1, 2 miliardë dollarë që vodhi Rama sa 6 vjet...

Luzim Basha: 1, 2 miliardë dollarë që vodhi Rama sa 6 vjet fatura kombëtare e energjisë

70
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë të Klosit dhe me të rinjtë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Banorët e Klosit e kanë njohur kryetarin Basha me shqetësimet e tyre ku ndër më kryesoret ishte papunësia dhe arroganca e qeverisë. Banorët theksuan se e kanë të pamundur të riparojnë edhe shtëpitë e tyre, se i çojnë në burg ndërsa qeveritarët vjedhin miliona lekë nga taksat e tyre dhe nuk u ndodh asgjë.

“Edi Rama rri dy orë në ditë në televizor ndërkohë që produktin e ka zero, zero për punësimin, zero për shëndetësinë falas, zero për legalizimin etj, etj. 1.2 miliardë dollarë të zhdukura në një vit të vetëm. 1 miliardë e 200 milionë janë baras me 900 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi; baras me 6 vjet fatura nacionale e energjisë elektrike e mbledhur së bashku e të gjithë shqiptarëve”.

Në takimin me të rinjtë, zoti Basha është njohur me shqetësimin e tyre për tarifat e larta të arsimit, të cilat po ua pamundësojnë vazhdimin e studimeve të larta. Përveç kostos së arsimit studentët thanë se në Tiranë kanë dhe kosto shtesë të jetesës që sa vijnë e rriten.

Zoti Basha ka ripërsëritur premtimin e tij për ç ‘shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe uljen e tarifave studentore. Një vend të veçantë në fjalën e zotit Basha ka zënë angazhimi i të rinjve dhe përcaktimi i kuotës prej 35% të kandidateve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Kandidatët do të zgjidhen pas një debati dhe me parimin “një anëtarë- një votë” model që aplikohet në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY