Krujë, kanos me armë zjarri 47 vjeçarin, pas konfliktit për lojën domino

Krujë, kanos me armë zjarri 47 vjeçarin, pas konfliktit për lojën domino

46
0
Shares

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një person që ka kanosur me armë zjarri një shtetas dhe ka shpallur në kërkim babain e tij dhe dy kushërinjtë.
Në pranga ka rënë Ronald Alushi, 20 vjeç, banues në Bushnesh të Krujës. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e premte, në fshatin Bushnesh,pas një konflikti për lojën me domino,në bashkëpunim me babain e tij dhe dy kushërinjtë, ka kanosur me armë zjarri automatik, duke gjuajtur në ajër në afërsi të lokalit të shtetasit H.K. 47 vjeç.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve: A.Alushi, 50 vjeç (babai i autorit), A. Alushi, 23 vjeç (kushëriri i autorit) dhe F. Alushi, 27 vjeç (kushëriri i autorit).

Arrestimi i Ronald Alushit u realizua në afërsi të banesës së tij, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, një krëhër me 10 fishekë dhe një automjet tip Fiat me targa CD 439 AX. Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 2 fishekë të paplasur.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka persona të dëmtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY