Zyra e Shefit të Stafit të Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu është sulmuar me molotov.
Lajmin për Express e kanëkonfirmuar zyrtarë të Presidencës së Kosovës.
Objekti i Presidencës së Kosovës ndodhet në objektin ku është edhe Kuvendi i Kosovës.
Edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se nje zyre është djegur ndërsa për detaje tjera ka thënë se deklarohet Policia.
Sipas Policisë, hedhja e molotovit ka ndodhur në orë 4 të mëngjesit të ditës së sotme.
Objekti i Kuvendit sulmohet me koktej molotovi (FOTO)
Objekti i Kuvendit të Kosovës, është sulmuar me koktej molotovi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë veprim si dhe në ku ndonjë informacion zyrtarë për këtë.
Gazeta Express ka kontaktuar me Sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqin, i cili ka thënë se është duke shkuar te objekti i Parlamentit. Ka thënë se posa të shoh gjendjen e objektit do të flasë për media.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/