Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri shpërndau sot ndihma për familjet e dëmtuara nga tragjedia e pak javëve më parë të fshatit të Beragozhdit.
Falë mbështetjes së organizatës gjermane Christlicher Hilfsverein Ëismar, sot u bë shpërndarja e ndihmave pranë zyrave të njësisë administrative me ilace, ushqime e veshmbathje.
Kryebashkiaku Kapri falënderoi organizatën gjermane për ndihmat, të rinjtë që ndihmuan në shpërndarjen e tyre si dhe të gjithë qytetarët pogradecarë për solidariterin e treguar për këto familje në nevojë.
“Bashkia po bën gjithçka për t’u gjendur afër të gjitha familjeve të dëmtuara në Beragozhd dhe krahas ndihmave shumë shpejt do të miratojmë edhe një fond financiar për ta. Urojmë shërbim të shpejtë të prekurve. Faleminderit të gjithëve për solidaritetin e treguar”, tha Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/