Sirianët e parë të mbërritur në Konicë të Janinës janë strehuar në gjimnazin e këtij fshati. Janë 162 persona që janë strehuar në këtë ndërtesë, pasi mbrëmjen e së premtes u mirëpritën nga vendasit.
Autobusët me refugjatët sirianë kanë mbërritur rreth orës 19 të pasdites së të premtes, ndërsa në Konicë janë mirëpritur e janë përshëndetur nga kryetari i Komunës, nga udhëheqës të tjerë lokalë, por edhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq .
Banorët e zonës thuhet se janë përgjigjur menjëherë me ndihma me çfarë të mundeshin, përfshi këtu ushqime e veshmbathje, teksa refugjatët janë transferuar drejt qendrës komunitare të pritjes, ku do të verifikohen të dhënat e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/