Komisioni i Venecias
Dështimi i kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) nga qeveria, si dhe frika e hetimit të sarajeve të Surrelit, aferave të CEZ, apo aferave të Ilir Beqjas, Vilma Nushit e Olsi Ramës kanë bërë që kryeministri Edi Rama të mos e përmend më këtë strukturë. Denoncimin e bënë ish-kryeministri Sali Berisha i cili bën publik edhe “një përpjekje in ekstremis, para se të dështoje reformën – sipas së cilës – Rama ka dërguar dje, për të negociuar me Komisionin e Venecias, ndryshimin e rekomandimeve të tij për BKH, si kusht sine qua non që qeveria të mbështesi reformën e drejtësisë”.
Përkundër kësaj përpjekje, Berisha i kërkon opozitës të kushtëzojë miratimin e reformës së drejtësisë, brenda dy javëve dhe të BKH.
Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Edvin Kristaq Rama i tmerruar del kategorik kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias!
Te dashur miq, Edi Rama eshte tmerruar nga rekomandimi i Komisionit te Venecias, qe Byroja Kombetare e Hetimit nuk mund te jete ne varesi te Edvin Shullazit as dhe te Saje qorrit por vetem te prokurorise se pergjithshme ose si nje institucion i veçante, teresisht i pavarur, i ndertuar ne llojin e prokurorve te pavarur me ligj, buxhet dhe personel te veçante. Kane kaluar tre jave dhe me gjithe kerkesat insistuese te faktorit nderkombetar, qe Rama te shprehet per mbeshtetje te rekomandimeve te Venecias per BKH dhe reformen ne teresi, ai ka refuzuar ne menyre kategorike te beje nje gje te tille. Madje ai ka lene te kuptoje se PS nuk do mbeshtese kurre nje reforme qe pranon rekomandimin e Venecias per BKH.
Rama ka tmerr nga BKH sipas Venecias, pasi e di qe ajo menjehere do nise hetimin per sarajet e Surrelit, pallatin ne paje pa asnje fature tatimore ndertimore apo bankare, per mega aferen e ÇEZ prej se paku 620 milione euro dhe per mbi 360 milione euro te vjedhura e shperdoruara me Beqen, simoter Nushin, vella Olsin, etj.
Ne nje perpjekje in ekstremis, para se te deshtoje reformen, Rama ka derguar dje, per te negociuar me Komisionin e Venecias, ndryshimin e rekomandimeve te tij per BKH, si kusht sine qua non qe qeveria te mbeshtesi reformen e drejtesise.
I bej thirrje opozites, qe te kushtezoje çdo qendrim ndaj reformes ne sistemin e drejtesise me miratimin brenda dy javeve te amendamenteve kushtetuese dhe ligjit per BKH, duke i ofruar shumices te zgjedhe midis variantit te varesise se BKH nga prokuroria e pergjithshme ose ngritjen e saj si nje institucion kushtetues krejtesisht te pavarur e jashte çdo ndikimi politik!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/