Nga ana e specialistëve të Seksionit Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Tropojë , më datë 11.03.2016, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fabio Doda, 19 vjeç, banues në Fush-Arrëz, Pukë, sepse:
Në aksin rrugor Valbonë –B Curri, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa PU 10 31 A, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasit :
1-A.P, 21 vjeç, banues në Fush-Arrëz.
2-F.Z, 24 vjeç, banues në Fush-Arrëz.
3-D.Gj, 20 vjeç, banues në Fush-Arrëz, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit të B-Currit, jashtë rrezikut për jetën .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/