Shqipëria ka TVSH-ne më të lartë të produkteve ushqimore në rang evropian. Siç shihet edhe grafikisht, jo vetëm që niveli i TVSH është më i larti nga të gjitha vendet e tjera, por kjo diferencë është shumë e madhe me to.
Në vendet e BE, masivisht TVSH e produkteve ushqimore luhatet nga 2.5% deri në 6 %, me e vogël. Diferencimi i TVSH për ushqimet që tashmë aplikohet në të gjitha vendet e BE shkon me politikat sociale që këto vende kanë ndjekur për të lehtësuar ngarkesën fiskale për shtresat e varfra.
Në Shqipëri partitë që administrojnë qeverisjen kanë pasur gjithmonë në programet e tyre zgjedhore plan për reduktimin e TVSH në dy nivele për të afruar një taksim më të ulët për ushqimet.
Por kjo politikë nuk arritur të materialozhet nga asnjë grupim politik për shkak se nuk është lejuar nga institucionet ndërkombëtare me të cilat kemi marrëveshje. Diferencimi me dy nivele bëhet shkak për evazion fiskal, pasi Shqipëria ende nuk ka struktura të konsoliduara fiskale për të ndaluar këtë rrjedhje.
Ministria e Bujqësisë që në vitin 2014 i pat propozuar Ministrisë së Financave që të merrte në konsiderate diferencimin e TVSH për ushqimet si një mënyrë kjo edhe për nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të prodhimeve bujqësore vendase.
Sipas arsyetimit të Ministrisë së Bujqësisë në atë kohë, diferencimi i tatimit do të lehtësonte formalizimin në bujqësi që është në nivele alarmante aktualisht. /Monitor/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/