Nazime Vishës ju ul dënimi me 3 muaj, punësohet si kuzhiniere e...

Nazime Vishës ju ul dënimi me 3 muaj, punësohet si kuzhiniere e burgut

59
0
Shares

Vetëm disa ditë pasi bëri publikë uljen me 3 muaj të dënimit të Nazime Vishës Gjykata e Tiranës zbardh arsyetimin e vendimit që i uli këto muaj nga dënimi që i ka mbetur 22-vjeçares. E cila është dënuar me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Vendimi i gjykatës është bazuar në raportin e vlerësimit të sjelljes në qeli të të dënuarës për vrasjen e Fiqiri Muçës, në vitin 2012, nga i cili pretendoi se ishte abuzuar për katër vjet me radhë. Përveç sjelljes së mirë në qeli dhe pendesës për krimin, raporti përmend edhe faktin se vajza që kreu një krim në moshën 18- vjeçare është punësuar brenda ambienteve të burgut.

Visha figuron të jetë pjesë e organikës së punës në mensën e burgut “Ali Demi”, ku po kryen dënimin. Gjykata pranoi kërkesën e Nazime Vsihës për ulje dënimi më 25 shkurt. Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit nga ana e 22- vjeçares, asaj i kanë mbetur edhe 3 vjet e 6 muaj heqje lirie.

RAPORTI

Sipas vlerësimit të sjelljes së të dënuarës, bërë nga Drejtoria e IEVP “Ali Demi”, nr.325, Tiranë, rezulton se e dënuara ka ardhur në këtë burg më datë 16.12.2013. Gjatë kohës së qëndrimit në burg e dënuara ka shfaqur sjellje pozitive dhe është përshtatur mirë me jetesën në institucion. Zhvillon një komunikim të mirë me personelin e institucionit, duke respektuar të gjitha normat e etikës. Ka manifestuar sjellje të mirë dhe korrekte me bashkëvuajtëset, duke zhvilluar një komunikim normal.

Nuk ka tentuar më parë të largohet pa leje apo nuk është larguar nga vendi i qëndrimit të saj të detyruar. Nuk ka mbajtur ose shpërndarë sende të cilat mund të përdoren për të dëmtuar jetën. Nuk ka kryer aktivitete të tjera që bien në kundërshtim me Rregulloren e përgjithshme të burgjeve, si dhe rregulloren e brendshme të IEVP.

E dënuara Nazime Visha merr pjesë rregullisht në aktivitetet rehabilituese të zhvilluara në IEVP “Ali Demi”. E dënuara është pjesë e organikës së punës në mensën e institucionit. Merr pjesë në këshillimet individuale dhe bisedat në grup, merr pjesë në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në institucion.

“Merr pjesë në aktivitetet fetare, ka marrëdhënie shumë të mira me familjarët, takime të rregullta me ta dhe ka përfituar edhe leje shpërblyese. Shprehet e penduar për veprën penale të kryer. Gjatë vuajtjes së dënimit nuk ka paraqitur rrezikshmëri”, citohej raporti vlerësues në vendimin e gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY