Komisioni i Venecias miraton Opinionin për reformën në Shqipëri

Komisioni i Venecias miraton Opinionin për reformën në Shqipëri

83
0
Shares

Komisioni i Venecias ka miratuar sot draftin e Opinionit te shperndare pak kohe me pare edhe tek zyrtarët e politikës në Shqipëri.

“Ceshtjet e ngritura ne shtator 2015 nga opozita, te ringritura ne janar e shkurt 2016, jane cilesuar si legjitime dhe i jane lene marveshjes politike per tu dakordesuar. Koha qe palet politike te ulen dhe te vendosin per te gjitha ceshtjet politike, bazuar ne nje dialog politik te sinqerte, bazuar ne parimet dhe kriteret e Venecias”, deklaron Eduard Halimi fill pas miratimit të Opinionit nga Venecia.

Deputeti i PD-së që është ndërkohë dhe një prej drejtuesve të Komisionit të reformës në Drejtësi falënderon per profesionalizmin, paanesine dhe parimet themelore qe pershkruan bashkepunimin gjate ketyre muajve me Komisionin te Venecias.
edi halimi me gazetare

Sipas Halimit, Venecia i cilesoi si legjitime shqetesimet e opozites per kapjen politike, dhe ka rekomanduar cmontimin e kapjes. Komisioni i Venecias ka rekomanduar qe palet politike te arrijne nje konsesus bazuar ne parimet dhe kriteret e Komisionit.

Ndërkohë edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, njoftoi se Komisioni i Venecias e ka miratuar opinionin përfundimtar për reformën në Drejtësi.

Komisioni është shprehur se tashmë është përgjegjësi e Parlamentit që të bëjë reformën historike në drejtësi, që kërkojnë qytetarët shqiptarë.

Palët kanë nisur diskutimet mbi modalitetet që duhen ndjekur për të gjetur dakortësinë në lidhje me ato pika që Venecia i ka lënë të hapura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY