Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topciu është kërcënuar nga një banor i zonës. Topciu ka kërkuar ndihmën e policisë pasi ka bërë denoncimin. Sipas tij ai është është i rrezikuar dhe se policia duhet të ndërhyjë.
Ani Kristo është personi që ka bërë kërcënimin ndërkohë që policia ka ngritur akuzë ndaj për “kanosje për shkak të detyrës”.
Gëzim Topçiu u kërcënua edhe në vitin 2011 kur në oborrin e banesës së tij private u gjet rreth 1 kilogram lëndë plasëse që nuk arriti të shpërthente.
Topciu po kryen mandatin e pestë si kryetar bashkie në Maliq.
Njoftimi i policise:
Proçedohet penalisht si edhe shpallet në kërkim një shtetas, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, Kryetarin e Bashkisë .
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, filloi proçedimi penal si edhe po punohet për kapjen e shtetasit :
A.K, 28 vjeç, banues në Maliq ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”)
Proçedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas dje, për motive të dobëta, ka kërcënuar me mesazhe, Kryetarin e Bashkisë Maliq, shtetasin Gëzim Topçiu, 49 vjeç, banues në Maliq, në adresën e këtij të fundit, në rrjetin social “Facebook”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga nenet 238 dhe 275 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/