FOTO/ Holandë, policia stërvit shqiponjat për të kapur dronët e terroristëve

FOTO/ Holandë, policia stërvit shqiponjat për të kapur dronët e terroristëve

127
0
Shares

Policia holandeze po teston aktivizimin e shqiponjave kundër sulmeve të fuqishme terroriste me dronë. Një provë është bërë me sukses pranë Aja-s. Stërvitja e shqiponjave ka filluar para disa muajsh dhe rezultatet duken premtuese, ka shpjeguar një zëdhënës i policisë, duke shtuar se një vendim final mbi përdorimin e tyre do të merret në verë.

droni-2

“Është një zgjidhje ‘low-tech’ për një problem ‘high-tech’, – ka komentuar Sjoerd Hoogendoorn, drejtor i kompanisë daneze ‘Guard from Above’ (‘Roje nga lartësitë’), që trajnon dhe stërvit shqiponjat.

droni_copy_1

“Për këta zogj grabitqarë, – shpjegoi ai, – dronët janë pre për t’u kapur në ajër”. Sipas disa mediave, edhe “Scotland Yard” është e interesuar mbi mundësinë e përdorimit të shqiponjave për të mbrojtur qiejt e Londrës në Britaninë e Madhe.

droni-3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY