Mës mijëra dosjeve të shtetit islamik që tashmë janë në duart e shërbimeve perëndimore është edhe ajo e një luftëtari shqiptar.
Abcneës ka arritur të sigurojë një formular tip që është plotësuar nga shqiptari me emrin e luftës Abu Suleyman.
ABC News ka arritur të siguroje një kopje të dosjes së plotë të një luftëtari nga Kosova, i cili është bërë pjesë e shtetit islamik më 29 korrik të 2013.
Formulari përbëhet nga 23 pyetje, është i shkruar në gjuhën arabe dhe nga përkthimi, rezulton se aty jepen të dhënat personale të çdo pjesëtari të ISIS-it.
“Abu Suleyman” është i biri i Faridas, i cili është regjistruar si Shqiptar por që jetonte në Kosove. Abu Suleyman ka qenë i martuar, ka pasur një femije dhe ka punuar si bojaxhi në Kosovë. Nga formulari mesohet që Abu Suleyman ka mbaruar shkollen e mesme dhe ka vetëm njohuri elementare të fese islame. Po ashtu xhihadisti shqiptar ka tipin e gjakut “O” pozitiv dhe nuk ka udhetuar asnjëherë jashtë Kosovës.
Në pyetjen nese Abu Suleyman preferon të jete një luftetar, kamikaz, punëtor apo studiues i Kuranit, ai ka zgjedhur të jetë luftëtar.
Formulari përfundon me adresën e banimit që është qyteti sirian Tal Rifat dhe që është regjistruar në korrik të 2013.
Dosjet që kanë rënë në duart e Perëndimit bëjnë të ditur se ISIS i janë bashkuar 22 mijë luftëtare që vijnë nga 51 kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/