Basha: Kemi projektin që u lehtëson jetën shqiptarëve

Basha: Kemi projektin që u lehtëson jetën shqiptarëve

51
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua më banorë të Burrelit, me tregtarë dhe banorë të fshatrave përreth. Banorët e Burgajetit, Macukullit, Rukaj, Derjan, Lisit dhe Komsi, shprehen shqetësime për varfërin, papunësinë dhe pamundësinë për të përballuar kostot që sa vinë e rriten të jetesës.

Zoti Basha theksoi para banorëve se Partia Demokratike është gati të sjellë ndryshimin e madh që presin shqiptarët, përmes politikave që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhë punësimin, ku paratë që mblidhen nga taksat e qytetarëve të shkojnë per investime dhe jo në xhepat e qeveritarëve.

“Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh, ndryshim i cili në thelb do të ketë për detyrë që këto para t’ua kthejë qytetarëve shqiptarë. Duke ulur taksat, pra duke mos e futur dorën kaq thellë në xhepin e shqiptarit në radhë të parë. Duke marrë një sëri masash që e ndihmojnë shtresat më të goditura siç është ulja e çmimit të energjisë elektrike, falja e kamatëvonesave. E duke marrë të tjera hapa të cilat heqin apo lirojnë lakun që i ka ardhur në fyt çdo shqiptari.

E së dyti, me ato para që mblidhen ti kthejmë shqiptarëve vende pune dhe vende pune me rroga më të mira. Ti kthejmë shqiptarëve kantiere ndërtimi sepse kanë nevojë shqiptarët edhe për rrugë, edhe për ura, edhe për ujësjellës, edhe për kanalizime, edhe për shkolla të reja.”

Kryetari i opozitës theksoi se Edi Rama e di se shqiptarët nuk e duan më prandaj çdo ditë vjedh paratë e tyre në mënyrë që t’i blejë votat. Mban personat me rekorde kriminale që t’i përdorë për të ushtruar presion ndaj votuesve.

Dialogu me kryetarin e opozitës:

Banorë: Kam 40 vjet në “Elektrik” dhe jam pushuar nga puna bashkë me 53 vetë. Dhe kur kemi bërë takim me drejtorin e “Elektrikut”, i cili ka qenë i dënuar per plagosje te rende në vitin ’98-99. Na ka thirrur në zyrë dhe na ka thënë se kam urdhër nga kryesia e Partisë Socialiste për t’ju heq nga puna nga Arian Lika e deri në fund.

Basha: OSHEE –ja është bërë banda më e famshme në Shqipëri që me kërbaç i bie qytetarit dhe pastaj me marifete vjedh energjinë e prodhuar në Kaskadën e Drinit, e Shkopetit dhe të Ulzës dhe e kthen në cash, lekë të thata. Dhe këto para që nuk përfundojnë në arkën e shtetit sigurisht nuk kthehen as në pensioni, as në dëmshpërblime, as në kompesim për të përndjekurit, nuk kthehen as në rritje rrogash. E morët në filim kompensimin për energjinë elektrike, pastaj nuk vjen më kompensimi për energjinë. Pse ? Sepse gjithë këto lekë i marrin këta banditë.

Kryetari i Partisë Demokratike u njoh më situatën e vështirë që po kalojnë dhe tregtarët. Ata thotë se s’ka xhiro dhe janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre.

Basha: A keni pas xhiro sot?

Tregtarë: S’kemi bërë sefte.

Basha: Deri në çfarë ore e mbani hapë?

Tregtarë: Deri në dy, pastaj e mbyllim.

Basha: S’keni bërë sefte fare?

Tregtarë: Fare, fare, fare.

Basha: Vetëm sot kështu apo edhe ditë të tjera?

Tregtarë: Ore përditë, përditë, përditë.

Tregtarë: Këtu s’kemi ça me fitu me këto taksa që na kanë vu. Me këto s’ke ça të fitosh. Absolutisht Pothuajse i gjithë ky tregu këtu nuk ka prekë lekë me dorë.

Ne jemi si në ’90-ën. Veçse sot ka ndryshu, në ’90-ën s’kishte mall, sot ka mallë s’ka lekë.

Tregtare: Jam në rrugë të madhe, pa punë me një përkrahje 38 mijë lekë, jam vetë e katërt në shtëpi.

Basha: Këtu punon?

Tregtare: Më kanë nxjerrë prej shpije. Nuk jam në punë, s’jam në punë fare.

Tregtarë: Këtu s’ka as punë, as pazari nuk është duke ec, as kurrëgjë. Hiç fare. Këtu totalisht është dobët, dobët.

Basha: Me çfarë jetoni?

Tregtarë: Kështu me përkrahje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY