Tërhiqet mazhoranca, Byroja e Kuvendit fut në kalendarin 3-javor dy amendamentet e...

Tërhiqet mazhoranca, Byroja e Kuvendit fut në kalendarin 3-javor dy amendamentet e PD-së

59
0
Shares

Byroja e kuvendit ka pranuar sot dy amendamentet e PD-së, duke i futur ato në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.
Kjo tërheqje e mazhorancës, erdhi një ditë pasi opozita paralajmëroi se në rast se mazhoranca do të refuzonte dy nismat e saj ligjore, atëherë deputetët e PD-së do të tentojnë bllokimin e punimeve të seancës së sotme plenare.
PD kërkon ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. Ndryshimet e propozuara në ligjin e dekriminalizimit parashikojnë përjashtimin nga politika të funksionarëve dhe të zgjedhurve kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.
Ndërsa propozimi tjetër synon t’i presë rrugën bllokimit nga opozita të punës së komisioneve hetimore përmes mospranisë së anëtarëve të saj, siç ka ndodhur me rastin e komisionit hetimor për Serverin e Tatimeve.
“Ne megjithëse jemi opozitë, do vazhdojmë këmbënguljen që reformat të shkojnë deri në fund dhe do bëjmë të pamundurën dekriminalizimin dhe dekusarizimin. Edhe pse ne nuk kemi numrat, ju i keni, por nuk keni Parlament. Sot siç njoftoi edhe kryetari kërkesa jonë për futjen në kalendar të dy amendamenteve hyri në kalendar, ne nuk do bllokojmë Parlamentin, do marrim pjesë në votimin e akteve tona, por nuk do jemi në sallë, deri sa kjo mazhroancë ti kthejë legjitimitetin”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY