PD ka braktisur sot punimet e Kuvendit, sikurse kishte paralajmëruar. Braktisja e Parlamentit erdhi pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili denoncoi edhe një herë, mospërjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të inkriminuar.
Berisha ka ironizuar edhe kryeministrin Edi Rama, kur i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, të mos i lihen në tavolinë, shishe e gota uji, sepse ka demonstruar se është i rrezikshëm.
“Dje PS shpalli partinë mbi Shqipërinë, bijtë u kthyen te etërit në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri që 1.4 milionë votuesit shqiptarë, që nuk e votojnë, i shpall dele ose budallenj, ju garantoj se nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit të tij personal. Kundërshtarët e tij janë budallenj dhe dele.
Ministri i tij i Jashtëm deklaron në asamblenë e turpit se Shqipëria dhe partia janë e njëjta gjë për të birin e Sul Bushatit, i cili i bëri gjëmën Shkodrës duke firmosur qindra burgosje e internime.
Deklaratat e asamblesë tuaj e bëjnë të rrezikshme ecurinë e Shqipërisë. Kjo ishte moto e Enver Hoxhës e marrë nga Edi Rama, i cili nuk e meriton të jetë në parlament, sepse ai është përdhosës i votës. Enver Hoxha votohej formalisht një herë në katër vjet dhe Edi Rama as këtë nuk e respekton.
Si ndjeheni kur rrinit përkrah në Kuvend me një trafikant të nënave e motrave shqiptare.
Këtij zotërisë mos ti lejohen shishe e gota në tryezë, sepse ka dëshmuar se është i rrezikshëm. Në mbledhjen e partisë ti mbajë”, u shpreh m midis të tjerave Sali Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/