Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë. midis takimeve me zyrtarë të lartë Basha është takuar edhe me Behgjet Pacollin. Ky i fundit e ka ftuar në shtëpi ku kanë biseduar për probleme të ndryshme tw dy vendeve. Këto janë bërë publike nga vetë Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook.
STATUSI I PLOT I PACOLLIT
“Kosova ka probleme të mëdha pse i mungojnë institucionet, pse nuk arrin të tërheqë investitorë të huaj; pse nuk ka zhvillim ekonomik, pse i mungon vetëdijsimi i qytetarit për ndryshim”
Këtë i thashë mes të tjerave mikut tim, kryetarit të opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha gjatë një takimi të mërkurën në mbrëmje në shtëpinë time. ”Zhvillimi ekonomik është sikur ndriçimi në një mjedis problematik. Kur nuk ka zhvillim ekonomik, problemet e tjera si mungesa e institucioneve, e demokracisë sikur theksohen, ashtu sikundër nëse do të kishte zhvillim ekonomik, problemet e tjera do ewë të ndiheshin më pak”, i nënvizova zotëri Bashës.
Nga ana e tij, kryetari Basha më njohu me vështirësitë që po kalon Shqipëria, duke konsideruar korrupsionin si problemin më të madh të shoqërive tona. Kryetari Basha më bëri një ekspoze të gjithë zhvillimeve të fundit në politikën e Shqipërisë dhe më përcolli ndjeshmërinë popullore, që sipas tij ”ai po e prek në takime të shumta anembanë vendit”.
Sot kryetari Basha nis gjithë takimet e tjera në një vizitë zyrtare në Kosovë.
E njoha gjithashtu Lulzim Bashën, me mesazhet e shumta të inkurajimit që më vijnë nga qytetarët për t’u kthyer fuqishëm në politikën e Kosovës. Mora prej tij si gjitha herët e takimeve tona vëllazërore, mbështetjen e tij dhe të Partisë Demokratike që ai udhëheq.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/