EMRAT/7 hajdutët vidhnin me armë në Tiranë

EMRAT/7 hajdutët vidhnin me armë në Tiranë

84
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi sonte 7 adoleshentë të cilet kane kryer disa vjedhje me armë në kryeqytet. Vjedhja e fundit ishte ajo e një lokali në Rrugën e Dibrës më datë 5 mars 2016.

Personat e arrestuar janë:

1. K.N, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”

2. Agim Mara, 18 vjeç banues ne Tiranë.

3. Ergys Kadeli ,19 vjeç banues Tiranë.

4. R. Sh ,15 vjeç banues Tiranë.

5. B. L., 16 vjeç, banues në Tiranë.

6. E. Gj,15 vjeç banues ne Tiranë.

7. J.B , 16 vjeç lindur ne Athinë e banues ne Tirane “Fresku” .

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur armë zjarri,armë të ftohta dhe dhunë psikologjike.

Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.

Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases S. Ll.

Më datë 13.02.2016, shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.

Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit janë dokumentuar dhe 5 raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.

Nga kontrollet e ushtruara në banesa këtyre shtetasve ju sekuestruan në cilesinë e provës materiale :

1. Nje armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë.

2. Nje shufër metalike me hapje.

3. Katër telefona të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY