Edi Rama, edhe Kryeministri zgjedh mes partisë dhe Shqipërisë

Edi Rama, edhe Kryeministri zgjedh mes partisë dhe Shqipërisë

55
0
Shares

Kryetari i PS Edi Rama u mendua mirë sonte para se të përgjigjej në pyetjen e gazetarit Fevziu tek Opinion nëse ai zgjidhte partinë apo Shqipërinë.

“Nuk je dot me PS, nëse nuk je me Shqipërinë, dhe PS është krijuar për ti shërbyer Shqipërisë dhe është një marrëzi të pyesësh nëse je me PS apo me Shqipërinë. Është një pyetje idiote se nuk ekziston një dilemë e tillë. PS është krijuar për ti shërbyer Shqipërisë. Nuk ka mundësi të mos jesh me PS dhe të mos jesh me Shqipërinë”, tha Rama.

Rama hodhi poshtë se ministrat e tij kanë deklaruar se duan partinë më shumë se Shqipërinë. Ai kërkoi të bëheshin publike pamjet, ndërkohë që e di mirë që nuk ka pasur transmetim gjatë mbledhjes së Asamblesë vec fjalimit të Ramës.

“E kanë thënë mediat, jemi në zonën e gënjeshtrës. Nuk e ka thëë askush në Asamble një gjë të tillë. E keni thënë ju. Shqipëria dezinformohet në mënyrë të vazhdueshme prej jush”, i tha ai gazetarit Fevziu.

I pyetur nëse ka qëlluar me gotë më mbledhjen e grupit parlamentar, Rama mohoi: Kam qëlluar me kobure, tha ai ndërsa ftoi drejtuesin e Opinion të ndryshonte temë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY