Largohet nga detyra e drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë së burgjeve Valmir Hoxha.
Lajmi konfirmohet nga burimet pranë ministrisë së drejtësisë, të cilët thonë se, drejtori I SHKB –së burgjeve u largua për arsye personal dhe me dëshirën e tij.
Dorëheqja vjen pak ditë pas arrestimit te një punonjësi të policisë së burgjeve që merrej trafik droge. Sipas Ministrise se Drejtësisë dorëheqja nuk ka lidhje me arrestimin e policit Elton Lala. Por burime konfidenciale pranë këtij dikasteri thonë se Ministri Ylli Manjani i kërkoi dorëheqjen drejtorit Hoxha pasi SHKB-ja e burgjeve nuk kishte asnjë informacion per skandalin ne fjale.
Elton Lala u arrestua pasditën e 4 marsit së bashku me nje shokun e tij. Në makinë iu gjetën 10 kg hashash. Ai punonte prej kohësh si efektiv I policisë së paraburgimit “Jordan Misja” në kryeqytet. Gjatë kësaj kohe, dyshohet se ai ishte shoqëruar me shtetasin Shkëlzen Duçka I dënuar për drogë. Ky i fundit, pas arrestimit ka marr përsipër drogën e gjetur në makinën e policit Lala, duke pretenduan se efektivi I burgjeve nuk kishte dijeni për hashashin. Ndërsa vet polici në sallën e gjyqit ka pretenduar se Shkëlzen Duçka i kishte marr makinën dhe nuk ka gisht në trafikun e drogës. Arrestimi erdhi pasi infiltrimit te një agjenti qe kërkoi nga Duçka dhe Lala një sasi hashashi. Kur u be arresimi këta dy po ia dërgonin agjentit te infiltruar.abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/