Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të tjera sot për mësuesin në Dibër i cili në gjendje të dehur dhunoi nxënësit e mitur në një shkollë të Bulqizës.
Kështu është njoftuar arrestimi i shtetasit Agim Muça. Ky i fundit më herët u shkarkua nga puna, nga Këshilli i Disiplinës në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov”, Ostren.
Njëra prej nxënësve paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë.
NJOFTIMI I PLOT I POLICISE
Pas informacioneve të marra se në shkollën “Orzhanov”-Ostren Bulqizë ku mësuesi i kësaj shkolle shtetasi Agim Muça, 63 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të mitur, ku njëra paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë dhe po transportohet në Spitalin e Dibrës, menjëherë forcat policore kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të mësuesit Agim Muça,
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/