Poliklinika e specialiteteve në Durrës si dhe spitali i qytetit janë sulmuar mbrëmë nga hajdutë duke dëmtuar pajisjet dhe duke vjedhur një pjes prej tyre.
Më 8 mars në lagjen Nr.4 Durrës, është konstatuar vjedhja e zyrave të kabineteve të Poliklinikës së Specialiteteve Durrës.
Autorët kanë hapur me forcë derën kryesore dhe kanë marrë laptopë dhe disa aparate matës diabeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
Gjithashtu gjatë natës është vjedhur me thyerje reparti i Monografisë, në Spitalin Rajonal Durrës, ku autorët kanë marrë një monitor kompjuteri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/