Fluksi i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka shënuar rritje.
Sipas Agjencisë së Emigracionit në Gjermani, 1318 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë muajit shkurt. Krahasuar me muajin janar, kjo përbën një rritje të lehtë. Me gjithë apelet e shumta të politikanëve në të dyja vendet, apo edhe vendosja e disa policëve gjermanë në çdo pikë kalimi kufitar në Shqipëri, për herë të parë numri i azilkërkuesve është në rritje.
Shqiptarët këtë muaj janë në vendin e 5-të, duke ndjekur Sirinë, Afganistanin, Irakun dhe Iranin, nisur nga shtetësia e azilkërkuesve.
Numri i lartë i azilkërkuesve mund të ketë dhe pasoja për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kancelarja Merkel tha gjatë vizitës në Tiranë se nuk mund të synohet anëtarësimi në BE kur janë ende qytetarë që largohen nga vendi dhe kërkojnë azil në vende të tjera të Unionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/