PROJEKTLIGJI/Sigurimi i shtëpive me detyrim

PROJEKTLIGJI/Sigurimi i shtëpive me detyrim

83
0
Shares

Ditë mbara për biznesin e sigurimeve. Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë përmbyllur një projektligj sipas të cilit bëhet e detyrueshme sigurimi i cdo shtëpie.

Banesat do të sigurohen për tërmetet dhe përmbytjet, por nuk shtë e qartë nëse detyrimi ligjor është edhe për ato banesa që nuk kanë rrezik përmbytjeje sic janë apartamentet në qytete apo mijëra banesa në fshatra ku uji nuk përbnë rrezik.

Sigurimi i detyrueshëm i shtëpive ka qenë një kërkesë e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Bëhet fjalë për pagesën e një police vjetore, me detyrim, në mënyrë që në rast katastrofash nga tërmetet apo nga përmbytjet, kompanitë en sigurimeve të marrin përsipër riparimin e dëmeve përmes fondit të sigurimeve si dhe marrëveshjeve me qeverinë për situatat e jashtëzakonshme.

Masa e pagesës do të jetë afërsisht 50 dollarë sipas projektit të Bankës Botërore, pagesë kjo e barabartë me pensionin social për mijëra familje në nevojë që ka Shqipëria.

Me një pagesë të tillë mbulohen dëme që variojnë nga 20-40 mijë euro.

Pagesa e kompensimit të dëmit do të nisë nëse termetet kanë qenë mbi 5 ballë e lart, ndërsa ndërsa për përmbytjet në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY