Gjykata e Lartë rikthen për gjykim Hakmarrjen për Drejtësi

Gjykata e Lartë rikthen për gjykim Hakmarrjen për Drejtësi

64
0
Shares

Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim “Hakmarrjen për Drejtësi” duke shënuar një përmbysje në procesin më të gjatë ku janë përfshirë disa të dënuar me burg të përjetshëm apo dënime të tjera të rënda për vepra penale ekstreme sic janë terrorizimi dhe vrasjet në seri.

Procesi gjyqësor do të zhvillohet sërish nga Gjykata e Apelit

Në bandën e “Hakmarrjes për Drejtësi” janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare si Altin Arapi, Orik Shyti, Leart Shyti , Gentian Caka, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gëzim Gjoni etj.

Procesi ndaj Hakmarrjes nisi në qershor të vitit 1996 pak javë pas shpërthimit tragjik tek supermarketi Vefa aty ku janë 9-katëshet në qendër të Tiranës. Nga shpërthimi i vranë 4 persona ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën.

Pak ditë më vonë u vra drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për të cilin sërish hetimet cuan tek anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Vrasje të tjera që ndodhën në vitet në vijim përfshirë dhe shoferin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku përfshinë anëtarë të ndryshëm të Hakmarrjes.

Disa prej anëtarëve të kësaj organizate kanë marrë azil politik në Zvicër, Belgjikë dhe Hollandë, të tjerë kanë bërë vite burgu ndërkohë që ndonjë prej tyre është vrarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY