Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama ka kërkuar ndjesë që në fillim të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të partisë ndaj gjithë atyre që u ka ra në qafë për një arsyr: është treguar i vogël.
“Nëse jam treguar i vogël këta 30 muja ndonjëherë i kërkoj ndjesë”, tha Rama ndërkohë që ka lajmëruar një reformim dhe ndryhsim rrënjësor të strukturës së PS.
Ne kemi bërë shumë për Shqipërinë dhe kemi mundur të mësojmë shumë dhe të bëjmë më mirë dhe shumë më mirë.
“Na duhet një PS e reformuar, e rienergjizuar dhe e transformuar plotësisht në përbërjen e saj sociale.
Partia duhet një rrjet social i shtrirë në të gjithë territorin dhe në mënyrë virtuale në cdo inbox.
S’ka parti tjetër vec PS që mund të përmbushë misionin për të bërë shtet në këtë vend”, tha Rama.
Për PS ka një fillim të ri, tha Rama duke rimarrë atë slogan që riktheu Berishën në pushtet në vitin 2005, pasi mundi PS në zgjedhjet parlamentare të atij viti përmes sloganit që nisi që në vitin 2002. Po riorganizohemi duke u hapur, tha Rama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/