Drejtori i Tatimeve kthehet në shtëpi

Drejtori i Tatimeve kthehet në shtëpi

65
0
Shares

Drejtori i Tatimeve të Tiranës është kthyer në shtëpi pas tri javësh në qeli.

Gykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj drejtorit Androkli Kokthi duke e zbutur atë në arrest shtëpie nga arrest me burg që kishte dhënë gjykata e Shkallëss ë Parë.

Androkli Kokthi u arrestua në mes të muajit shkurt me akuzën e shpërdorimit të detyrës në vijim të një hetimi të nisur në Janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit.

Në muajin Mars 2015, nga ana e inspektorëve të Kontrollit Tatimor Tiranë, është konstatuar se një subjektin ”L…B…” gjendej një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë (të reja). Bazuar në procedurat ligjore, malli i konstatuar pa faturë është konfiskuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Malli i konfiskuar është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit.

Disa kohës pas konfiskimit të mallit, nëpërmjet një shkrese, Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë urdhëron lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.

Por, ky veprim është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi malli i konfiskuar nuk mund të rikthehet, por vetëm mund të blihet nga subjektit, të cilit i është gjetur pa faturë. Po ashtu, në bazë të procedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët. Në rastin konkret, Drejtori Rajonal ka shfuqizuar urdhrin e konfiskimit të institucionit epror, që është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY