Vlorë, ndërtuan pa leje pallat 12 kate, arrestohen 6 persona, mes tyre...

Vlorë, ndërtuan pa leje pallat 12 kate, arrestohen 6 persona, mes tyre kreu i INUV-it

101
0
Shares

Devi Tushe, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Vlorës, është arrestuar nga policia për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.
Në aksionin e sektorit të Krimit Ekonomik të realizuar mbrëmjen e së hënës janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë nënë akuzën e favorizimit të ndërtimeve pa leje. Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme.

 Prokuroria Vlorë ka urdhëruar ndalimin, të cilat janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për personat si më poshtë:

Edmond Aliaj, administrator i subjektit “Endriu 008”shpk.

David Tushaj, me detyrë Kryeinspektor i INUV,bashkia Vlorë

Besnik Karabolli, me detyrë kryeinspektor i INUV (Qershor 2012- Nëntor 2014).

Iriald Dervishaj, , me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë.

Marjol Mustafaraj, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë

Endri
Zeneli, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë

INUV-i kishte dijeni për këtë pallat, jo vetëm për faktin që ndërtimi është i dukshëm, por edhe sepse në datë 12.05.2014, nga kryeinspektori pranë INUV Bashkia Vlorë është marrë vendim për pezullimin e ndërtimit, duke parashtruar se “
subjekti Endriu 08 ka nisur punimet për ndërtimin e objektit banesë 6-11-12 kate pa njoftuar më parë INUV si dhe mungon dokumentacioni tekniko ligjor në kantier”. Megjithatë, punimet për ndërtimin e pallatit kanë vijuar pa asnjë pengesë nga ana e autoriteteve publike. Vendimi për pezullimin, por që nuk është zbatuar, është nxjerrë nga ana e Kryeinspektorit të INUV në atë kohë, i dyshuari Besnik Karabolli, i cili e ka mbajtur këtë detyrë deri në muajin nëntor 2014, thuhet në njoftimi zyrtar të prokuroris së Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY