“Qeveria, asnje fason apo punishte ne gjithe veriun”

“Qeveria, asnje fason apo punishte ne gjithe veriun”

50
0
Shares

Deputetet e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku zhvilluan një takim me nënat dhe vajzat e Tropojës në atmosferën e ditëve të 7-8 Marsit, ku u ngrit shqetësimi i varfërisë, papunësisë, si penalizim i vazhdueshëm për gratë në këtë zonë.

Deputetja Hajdarmataj tha se sot nënat dhe vajzat ndiejnë pasojat më të rënda të krizës ekonomike, papunësisë dhe mungesës së mundësive për një jetë normale.

“Ne jemi një zonë me resurse të mëdha natyrore, me gra dhe vajza të afta , por që nuk marrin asnjë mbështetje për të shfaqur vlerat e tyre. Sot biznesi është në krizë të madhe dhe nuk gjeneron vende pune , ndërsa vetë shteti nuk jep asnjë mbështetje për gratë në nevojë. Këtu në Tropojë dhe në të gjithë veriun nuk hapet një punishte fason apo agrobiznesi që të punësojë gra e vajza, por gjithçka mbetet manipulim qeveritar”, tha zonja Hajdarmataj.

Nëna e shtatë fëmijëve, Mire Hasandocaj tha se në këto kohë të vështira, nënat dhe gratë po mbijetojnë me përpjekje të mëdha. Ajo tha se të rejat nuk kanë shpresë dhe punë edhe pse kanë rezultate të larta në shkollë.

Deputetja e Shkodrës Irma Kopliku u shpreh se momenti më i vështirë i kësaj krize që po jetojnë më së shumti gratë dhe nënat, është emigrimi i fëmijëve dhe i të rinjve. Prandaj ne grate, tha ajo, duhet të mbështesim njëra tjetrën për të përcjellë shpresën tek familjet tona, se gjendja do të ndryshojë dhe se programi i PD do të sjellë ringritjen e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY