PROJEKTET 2016/ Bashkia Kamëz përparësi përmirësimin e infrastrukturës në Paskuqan

PROJEKTET 2016/ Bashkia Kamëz përparësi përmirësimin e infrastrukturës në Paskuqan

76
0
Shares

Përmirësimi i infrastrukturës urbane të Paskuqanit është një ndër përparësitë e Bashkisë Kamëz për vitin 2016. Duke qenë buxheti i parë që përfshin këtë zonë, Bashkia ka përqendruar vëmendjen në urbanizimin e mëtejshëm të saj.
Për pasojë dhjetëra investime do të financohen nga buxheti i këtij viti, projekte me cilësi bashkëkohore dhe me ndikim të gjerë social. Realizimi i tyre do të rrisë dukshëm cilësinë e jetesës së qytetarëve të Paskuqanit, për vetë faktin se projektet e hartuara kanë të bëjnë me fusha jetike, si: infrastruktura rrugore, e kanalizimeve, arsimore etj.
Këto investime janë pjesë e rëndësishme e vlerësimit që Bashkia ka marrë në tërësinë e saj për të vazhduar me përpjekje zbatimin e politikave përmirësuese të jetës së qytetarëve.
Kjo nuk lë pa përfshirë edhe mbështetjen për projekte të tjera zhvillimi si në fushën e gjelbërimit, në krijimin e ambienteve çlodhëse për fëmijët dhe moshat e ndryshme, kënde lojërash, ambiente argëtimi për të rinjtë e të rejat etj.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se kjo është puna e sapofilluar që Bashkia Kamëz ka në vizionin e saj për ndryshimin e vazhdueshëm që po merr qyteti në kuadrin e zbatimit të reformës administrative-territoriale.

Në Paskuqan projektet të cilat janë parashikuar të financohen nga buxheti i Bashkisë Kamëz për vitin 2016 janë
– ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura në rrugën “Ibrahim Xhelo” në lagjen Paskuqan 2,
– ndërtimi i rrjetit të KUN në rrugën “Ibrahim Rugova” në Paskuqan 1,
– rikualifikim urban i bllokut Babrru-Qendër,
– rehabilitimi i rrugës “Demokracia”,
– ndërtimi i rrugës Paskuqan 2 – Vresht (vazhdim loti III),
– kanalizimet e ujërave të bardha në lagjen Paskuqan 2,
– rikonstruksioni dhe riparime te shkolla fillore dhe kopshti “Vëllazërimi” në Babrru,
– riparime, KUB dhe KUN te shkolla 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në lagjen Paskuqan 2,
– riparime, kanalizime të ujërave të bardha, si dhe rrugicë betoni te shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” në Babrru, –
– riparime dhe KUB te shkolla 9-vjeçare “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, rrethimi i varrezave të vjetra publike në Babrru-Kodër,
– riparim shtresash te ura në Fushë-Kërçik, si dhe rruga para shkollës “Vëllazërimi”,
– rehabilitimi i lumit të Tiranës, lirimi i hapësirave publike etj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY