Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ka publikuar disa mesazhe që i kanë ardhur nga stafi i Kryeministrit Rama dhe konkretisht nga këshilltari për Median Endri Fuga. Në mesazhin drejtuar Ndocajt, Fuga i thotë të bëjë kujdes me ato që thotë në media duke i kujtuar se ishte pikerisht Rama që e futi në politikë dhe e bëri atë deputet. “Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti. Kujdes me fjalët që thua!” thuhet në mesazhin e publikuar nga Ndocaj.
Këto mesazhe vijnë pasi ditën e djeshme Deputeti i PS Ndocaj u tregua i ashpër dhe kritikë ndaj Ramës për debatin që ndodhi dje në mbledhjen e grupit te PS.
STATUSI I PLOTE I EDUART NDOCAJT
Ne gjithe kete rremuje mungonte edhe kercenini i Fuges ne emer te PS. Kaq mjafton per te kuptuar se ne cfare gjendje eshte PS sot!
Pas mbarimit te emisionit Opinion te dedikuar per perplasjen Rama-Blushi dhe ku Blendi Fevziu lexon nje status te shkruar nga deputeti Ndocaj qe mbron parimishte blushin, me mesazh private po ne faccebook e z. Ndocaj me emrin “Stafi i Edi Rames” vjen mesazhi i meposhtem. Po e publikojme per ta komentuar qytetaret, socialistet dhe mediat!
–””’—————‘————–”’-”’——————””’—-
Përshëndetje Eduart!
Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.
Të shkruajmë sepse na çudit ‘loja’ jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t’u bër i famshëm dhe për të dalë në media!
Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!
Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin
smile ikonë emocionale
Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti!
Kujdes me fjalët që thua!
E.F !
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/