Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për “Falsifikim monedhash”. Shtetasit janë, Hysni Tushi, 49 vjeç, dhe Vosjana Tushi, 42 vjeç, banues në fshatin Brataj- Vlorë.
Kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, u bë nga Shërbimet e Policisë, pasi: Shtetasja: Vosjana Tushi, në bashkëpunim me shtetasin: Hysni Tushi, kanë tentuar të këmbejnë në dyqanin (change money) në pronësi të shtetasit: P.J, një shumë parash prej 100-Euro (të prerjes 2×50 Euro) të falsifikuara.
Në pamundësi për t’ia arritur qëllimit në këtë dyqan, ata kanë shkuar dhe i kanë këmbyer në një pikë tjetër të këmbimit valutor në pronësi të shtetasit: L.I, duke marrë në këmbim shumën në lek prej 13 760 (të rinj). Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/