Kur i kanë mbetur edhe pak ditë si sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruci ka rikthyer në vëmëndje kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Megjithëse e ka shmangur nga fjalori i tij për 25 vite rresht faktin se Ruci ishte ministri i fundit komunist që drejtoi policinë dhe sigurimin e shtetit, sot nuk hezitoi ta thoshte me zë të lartë.
Por arsyeja lidhej me festën e nënave.
“Në 91 isha ministër i Brendshëm tre muaj, vendi ishte në prag të luftës civile, atëherë erdhi një partner nga Gjermania e më tha, si do e përballosh? Unë fillova t’i flisja për masat policeske, ai pasi më dëgjoi më tha: Zotëri ke vetëm një shpresë! Duhet të dalësh në TV dhe t’i drejtohesh grave!”.
Unë thashë me vete, qenka i marrë, por ai ma ktheu. “Dëgjo më tha, kam tre ditë në këtë vend, si janë gjakrat kaq të ndezur vetëm gruaja mund të të shpëtojë ty si MB dhe këtë vend, sepse gruaja është nënë, motër, ka vëlla, vetëm ajo mund të bëjë që vendi ta kapërcejë situatën. Dhe kështu ndodhi, falë jush vendi nuk kaloi në luftë civile”, rrëfeu Gramoz Ruci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/