E RRALLË/ Gratë pacientet protestë për 8 Marsin te Onkologjiku: Duam ilaçet...

E RRALLË/ Gratë pacientet protestë për 8 Marsin te Onkologjiku: Duam ilaçet tona

62
0
Shares

Foto Ilustruese

Një protestë e pazakontë është zhvilluar sot te spitali Onkologjik pranë QSUT-së. Gratë paciente kanë zgjedhur këtë ditë të shënuar, si 8 marsi, për të protestua kundër mungesës së ilaçeve për mjekimin e tyre.
Në shërbimin Onkologjik në QSUT janë me dhjetëra gra dhe vajza që zhvillojnë betejën e tyre për jetën, në kushtet kur mungon mjekimi bazë, për kimioterapinë. Ndërkohë kur këto mjekime mungojnë, ndryshe nga qindra e mijëra gratë e tjera anë e mban vendit pacientet e Onkologjikut kanë zgjedhur, jo të festojnë, por të protestojnë sot.
Mysreti është prind i një vajze të cilën lufton ta shpëtoj me çdo kusht edhe sikur të shesë gjithçka që ai ka. Ai na tregon sesi prej një viti paguan nga xhepi që ilaçet t’i blejë privatisht në Turqi, sepse në Onkologjik ka mungesë.
“Kam një vit e gjysmë që e kuroj. Nuk ka dhënë rezultat. Kam bëtë mjekime, tre cikle. ciklin e dytë e kam blerë komplet vetë. Shteti s’ka pasur ilaçe. I kam marrë vetë, privatisht. Nuk ka faj mjeku, kur s’ka, s’ka”,  shprehet Mysreti.
Fakti që denoncohet nga vetë pacientët apo të afërm të tyre se në depon farmaceutike të QSUT mungojnë citostatikët, nuk vlen për farmacitë, që kanë rrethuar spitalin më të madh në vend. Për më tepër, sikundër dëshmojnë aktivistë të shoqërisë civile, këto barna i përkasin tregut të zi të kontrabandës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY