Në konventën e gruas socialiste që u zhvillua këtë paradite në Tiranë, midis deputetëve të PS ka patur batuta të shumta.
Batuta ka pasur midis Arta Dades dhe Kryeministrit Rama e cila duke vlerësuar kryeministrin për buqetat me lule që i kishte dedikuar tre grave të jetës, por nuk ka lënë pa i kujtuar se duhet të ishte bërë bujar edhe me gratë e pranishme në sallë.“E vlersoj Kryeministrin që ka bërë tre buqeta me lule, po të na kishte hedhur ndonjë karafil dhe ne”, ka thënë Dade. Por Rama i është përgjigjur duke qeshur, “Deri në kongres për karafil më ke mua”.
Ndërkohë pak më parë Rama kishte ndarë me të pranishmit edhe dhuratat që ka bërë ditën e 8 marsit për gratë e shtrenjta të jetës së tij.
“Sot bëra tre tufa me lule, njërën për Anetën, së cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë e mban lidhur cdo mëngjes me burra me të cilët ajo s’do donte të kishte të bënte, që shkruajnë cfarë nuk shkruajnë dhe i nxjerrin te Bashkimi dhe që asnjëherë nuk mund t’i jem dot deri në fund aq mirënjohës sa meriton. Sepse për hir të së vërtetës ka një barrë të vecantë se djali i ka kaluar të 50 dhe prapë e ka të pamundur ta shohë aq sa meriton dhe mbi të gjitha dëgjon për të cfarë o Zt o Zot nuk ka nënë që meriton dhe aq më tepër që do donte të dëgjonte”- tha Rama.
Më tej ka treguar se tufën e dytë të luleve e bëri për vjehrrën. “Së dyti një tufë me lule për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Dhe këtu më kujtohet Pandi tani, që patëm një garë me Pandin, jo direkte, po indirekte në një kongres e mban mend Monda Stefa, se ishte me Pandin atëherë, me pandin ishe, edhe nejse unë u bëra kryetar partie, Pandi sekrtetar, dhe të nesërmen shkuam te partia por ishim thikë e brisk. Më kujtohet se Pandi më tha: Si fillim mos hajde me corape të kuqe në PS, dhe në vazhdim merre seriozisht që duhet të martohesh një orë e më parë, se kjo parti mban shumë, po një kryetar të pamartuar e me corape të kuqe e ka vështirë ta mbajë”- tha Rama, duke shtuar “ja ku erdhi dita kur Pandi dëgjon atë që s’do e besonte kurrë atëherë që unë i coj lule dhe vjehrrës”.
Buqetën e tretë e bëra për gjysmën time më të mirë që sa më shumë kalon koha, më duket se aq më e mirë bëhet”- përfundoi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/