Basha – Goci: Shteti i së drejtës moment kyç në vlerësimin e...

Basha – Goci: Shteti i së drejtës moment kyç në vlerësimin e BE ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit

57
0
Shares

Kryetari i  Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot Nënsekretarin e Shtetit për Çështje Europiane pranë Këshillit të Ministrave të Italisë, Sandro Goci.
Situata aktuale politike dhe ekonomike në vend, krimi dhe korrupsioni, dekriminalizmi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Reforma në Drejtësi kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim. Pas më shumë se një viti diskutimesh, negiciatash përpjekjesh, mungese vullneti nga mazhoranca dhe persistimi nga ana e opozitës sot është përmbyllur kuadri ligjor për të pastruar politikën nga krimi. Sfidë mbetet imlementimi i ligjit.
Basha u ndal dhe te Reforma në Drejtësi.
“Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit bazuar mbi kriteret e Venecias. Për këtë Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e qartë dhe e vendosur”,  theksoi zoti Basha.
Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë sfida e radhës për Shqipërinë, theksoi Basha duke risjellë në vëmendje gjetjet e raportit të OSBE/ODHIR-it, si përfshirjen në procesin zgjedhore të personave me rekorde kriminale, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetje kandidatësh si dhe fenomenin e blerjes së votave, kërcënimit të votuesve kryesisht punonjësit e administratës, etj.
Nënsekretari Goci theksoi se shteti i së drejtës mbetet një moment kyç në vlerësimin që Bashkimin Europian bën ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. Ajo është një kërkesë e panegociushme e BE, të cilën dhe Italia e mbështet plotësisht theksoi Goci
Nënsekretari Goci theksoi se çështjet e ngritura janë shqetësuese ndërsa garantoi se komunitetit ndërkombëtar do të jetë i vëmendshëm në ndjekjen e këtyre shqetësimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY