ZYRTARE/ Shkodër, policia jep detaje për plagosjen dhe vdekjen e 26-vjeçarit

ZYRTARE/ Shkodër, policia jep detaje për plagosjen dhe vdekjen e 26-vjeçarit

61
0
Shares

Vendi i krimit

Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, ka dhënë detajet e para zyrtare, për ngjarjen e sotme në këtë qytet, ku humbi jetën një i ri.
Zyrtarisht, policia e Shkodrës njofton se, “më datë 07. 03. 2016, ora 19.05, në lagjen ‘Perlat Rexhepi’, rruga ‘Lodovik Saraçi’, Shkodër është njoftuar për plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur  forcat policore që kanë konstatuar se në mjetin tip ‘Volkswagen Golf’, me ngjyrë gri me targë AA 686 DX, ishte i plagosur me armë zjarri në kokë një shtetas i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake rezulton se i plagosuri quhet Andrea Çobaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.
Nga rrethanat e para të këqyrjes dyshohet për vetëvrasje.
Në mjet  është gjetur një gëzhojë dhe një armë zjarri tip ‘Pistoletë’.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e  rrethanave  të ngjarjes.
Në përfundim do të jepet dhe informacioni i plotë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY