Katër shqiptarë, 3 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën duke vjedhur një dyqan me duhan dhe kinkaleri.
Banda e cila kishte hyrë brenda tabakerisë, kishte vjedhur sasi të mëdha duhani, pulla, karta telefonike, karta rimbushëse dhe para.
Në sajë të operacionit të koduar “Taxi driver”, u bë ndalimi i 4 shqiptarëve dhe një egjiptiani.
Të gjithë pjesëtarët e grupit ishin me precedentë penalë, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.
Shtatë raste të këtij lloji janë shënuar në tre muaj, mes Monteverde dhe Monte Mario hetimet e të cilave mund të cojnë tek të njëjtit hajdutë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/