Një video në internet, e postuar nga Oleksiy Mishchenko, tregon momentin kur dy çiklistë po ndiqeshin me shpejtësi nga një struc në Afrikën e Jugut.
“Ishte e frikshme fillimisht, pasi dihet që këto kafshë mund të bëhen shpesh agresive. Mendova që do të rrëzohem nga momenti në moment, më shumë nga të qeshurat. Struci nuk e kishte aspak problem të na ndiqte ne me 50 kilometra në orë, madje edhe pa u djersitur fare për këtë”, thotë Mishchenko.
Pas i ndoqi për më shumë se 1 minutë, struci vendos të tërhiqet dhe Mishchenko jep edhe arsyen e këtij vendimi.
“Ndoshta kërkoi që të impresiononte të dashurën e tij dhe me siguri që ja arriti qëllimit”, thotë ai.
Në situata të tilla, çiklizmi, përveç sfidës për të qëndruar mbi dy rrota, apo frymës e muskujve që duhen për pedalim, mund të bëhet i rrezikshëm edhe për shkaqe krejt të papritura.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/