Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj, për “Shpërdorim detyre” “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”,“Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, në lidhje me dhënien me koncesion të parkingut tek parku Rinia, mikut dhe klientit Besnik Sula.
Kryetarja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku dhe kreu i listës së këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, evidentuan për mediat shkeljet me këtë praktikë dhe kërkuan që prokuroria të hetojë me shpejtësi.
“Sapo depozituam kallëzimin penal ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë,erion Veliaj. Velaj në serinë rekord të shkeljes së ligjit në pak muaj të ushtrimit të funksionit ka bërë të njëjtën gjë edhe për procedurën për dhënien me koncesion të parkimit nëntokësor tek parku ‘Rinia’. Kjo procedurë e filluar në vitin 2008 nga eprori i tij me qëllime të pastra klienteliste dhe korruptive, vazhdoi pas 7 vjetësh dhe u përmbyll brenda disa ditëve në shkelje të plotë të ligjit nga Veliaj. Ai zbatoi ligjin e gabuar në mënyrë që të shmangte ato hallka proceduriuale të detyrueshme siç ishte negociimi me operatorin e renditur i pari, ‘Shoqëria Tajvan sh. p. k.’, shmangu dhënien e miratimit me shkrim, të detyrueshëm, nga ana e njësisë së trajtimit të koncesioneve ‘Atrako’ dhe hallvën e pjekur ia dërgoi Këshillit Bashkiak për të marrë vendim në lidhje me miratimin e kushteve të kontratës koncensionare. Në të njëjtën ditë që Veliaj i kërkon kinse miratimin për të vijuar apo jo procedurën e para shtatë viteve me shoqërinë “Tajvan sh. p. k.”, në të njëjtën ditë i paraqet Këshillit Bashkiak për miratim kushtet kontraktore të kontratës koncensionare. Në maratonën e vendimeve të paligjshme të 30 dhjetorit Këshilli Bashkiak i vuri kapakun paligjshmërisë së kësaj procedure”, tha Pelinku.
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashki, Leonard Olli, tha se Veliaj e ka kthyer paligjshmërinë në mormë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/