Gjykata e Apelit në Shkodër e ka vlerësuar si të paligjshëm ndalimin e biznesmenit Sait Fishta, (ish-kandidat i PS-së për deputet), duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Fishta u ndalua në 2 shkurt, me urdhër të prokurorisë, ndërsa gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën “arrest me burg”, por e la të lirë kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh. Sot Apeli e ka hedhur poshtë vendimin, duke e cilësuar të paligjshëm ndalimin e Fishtës.
Biznesmeni Fishta akuzohet se ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme 9 pallate në Velipojë të cilat Prokuroria i ka sekuestruar. Ai u ndalua për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Favorizim i ndërtimit të paligjshëm”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/