Gjirokastër, “Stafeta” bllokon 5 kg heroinë dhe 10 kg kanabis, prangoset 30-vjeçari...

Gjirokastër, “Stafeta” bllokon 5 kg heroinë dhe 10 kg kanabis, prangoset 30-vjeçari përmetar

73
0
Shares

Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative finalizuan operacionin e koduar “Stafeta”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Ervis Canka , 30 vjeç, banues në Përmet .
Arrestimi i tij u bë sepse me një automjet tip “Benz” po transportonte lëndë narkotike. Në pikën e kontrollit të policisë në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, në aksin rrugor Tepelenë – Përmet është afruar mjeti tip “Benz” me targa AA 828 NC, me drejtim lëvizje Tepelenë – Përmet, ku drejtues mjeti ishte shtetasi Ervis Canka, i cili së bashku me automjetin e tij u shoqërua për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.
Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte  në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr, si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg.
Brenda në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan dhe 6 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Prodhim dhe shitje narkotikësh”,  parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY