Identifikohet viktima e sotme e plagosjes në Shkodër. Sipas burimeve brenda Policisë, është qëlluar me armë zjarri në automjetin e tij 35-vjeçari Andrea Çobaj.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima ishte duke lëvizur me automjetin e tij në lagjen “Skënderbeg” ku persona të paidentifikuar i kanë ngritur një pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
Burime nga policia thanë se Çobaj ka marrë një plumb në fytyrë, që i ka përshkuar edhe veshin. Ai u gjet në gjendje të rëndë brenda mjetit të tij, tip “Golf”.
Po ashtu mësohet se Andrea Çobaj u gjet nga Policia i plagosur rëndë dhe me një pistoletë tip “Beretta” në dorë. Kjo ngre dyshime se ai u është përgjigjur atentatorëve me zjarr, në pritën që supozohet se i ishte bërë. Gjithsesi, Policia nuk e përjashton as pistën e vetëvrasjes.
Andrea Çobaj është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë pa shumë dritë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/