Ben Blushi, Edi Ramës: Ngjarja në Elbasan, skenar i Kryeministrit

Ben Blushi, Edi Ramës: Ngjarja në Elbasan, skenar i Kryeministrit

61
0
Shares

Deputeti socialist Ben Blushi tha se grupi parlamentar i PS-së u përfshi në një debat sot lidhur me ngjarjen e rëndë të Elbasanit, në të cilin ai u sulmua dhe u fye nga një grup militantësh socialist.

Blushi nuk dha shumë detaje rreth mbledhjes me dyer të mbyllyra ku nuk kanë munguar debatet e ashpra dhe akuzat personale mes Ramës dhe Blushit.

“Ngjarjet e Elbasanit e kanë burimin në këtë seli pasi urrejtja dhe gjuha armiqësore këtu i nxiti ata të Elbasanit. Nuk kam gjë me 15 djem të Elbasanit dhe i kam falë. Janë nën ndikimin e presionit psikologjik që nxitet nga kjo seli. I fal të gjithë në Elbasan që kapërcyen të drejtën, ofenduan dhe sulmuan një njeri pa të drejtë”, tha Blushi sapo doli nga takimi i deputetëve të PS-së.

“Unë do të doja që PS të distancohej nga kjo ngjarje pasi nuk është probelmi im por i vijës politike të një partie të madhe që nuk ka për detyrë vetëm të qeverisë por edhe të edukojë.

Partia ka edhe një rol pedagogjik”, tha Blushi.

Deputeti Ben Blushi nuk tregoi rreth reagimit të Kryeministrit në mbledhje por it ha gazetarëve se duhet të pyesni zotin Rama se sa mendon që është përgjegjës për atë që ndodhi në Elbasan dhe nxitjen e gjuhës së urrejtjes.

PS duhet të distancohet nga dhuna, tha Blushui ndërsa lidhur me ndryhsimet në statut ai deklaroi se nëse statuti i heq PS-së mundësinë e votimit atëherë statuti rrëzohet, nuk qëndron.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY