Banorët e Stacionit të Trenit që preken nga prishja e banesave për zgjerimin e bulevardit kanë protestuar sërish sot para Bashkisë së Tiranës.
Kërkesa e protestës është e njëjtë. Ata kundërshtojnë vlerën e parashikuar për shpronësim të tyre dhe për këtë kërkojnë takim me kryebashkiakun Erjon Veliaj. Nga ana tjetër banorët vazhdojnë të insistojnë se në fillim duhet të shpronësohen dhe pastaj të lirojnë banesat e tyre, sepse në të kundërt nuk kanë ku të strehohen.
Janë rreth 16 banesa që do të preken nga kjo ndërhyje në infrastrukturë. Sipas çmimit që qeveria ka vendosur për kompesim, një banori i takon të marrë 179 mijë lekë për metër katrorë për shërbim biznesi dhe 263 mijë lekë të vjetra për metër katror për pronarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/