Ambasada Amerikane vendosi refuzimin e vizave për disa gjyqtarë dhe prokurorë mbështetur në disa burime që vertetonin se ata ishin të korruptuar.
Zëdhënësi i ambasadës Ryan Roberts, ka shpjeguar për panorama aonline se vendimi për refuzimin e vizave ka ardhur pas informacioneve të marra nga disa burime.
“Vendimet për refuzimet e vizave për zyrtarë të lartë të korruptuar, nuk bazohen vetëm në një burim të vetëm informacioni. Ne shqyrtojmë një shumëllojshmëri informacioni që kemi në dispozicion për ti marrë këto vendime, përfshi informacionet mbi asetet personale, tha për Panorama Online”, Roberts.
Diplomati amerikan i beri këto shpjegime pasi mediat shkruajtën se burimi i ambasadës ishin verifikimet e zhvilluara nga ILKPD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/