VIDEO RETRO/ Socialistja “e çmendur” nga Berati: Ne nuk duam asgjë, Nano...

VIDEO RETRO/ Socialistja “e çmendur” nga Berati: Ne nuk duam asgjë, Nano dhe Meta të hapin gojën çfarë duan…, se ua japim ne…!

327
0
Shares

Gruaja “e çmendur” nga Vlora, e cila kishte dy muaj pa marrë ndihmën ekonomike, por që ishte e gatshme të votonte për PS-së edhe po ta linin pa bukë, nuk është e vetmja e kësaj lloj “prerje”. Vite më parë, dikur nga 2003 – 2004, kur Fatos Nano dhe Ilir Meta kishin konfliktet mes tyre brenda PS-së, në një forum partie në Berat, një “e çmendur” tjetër, nuk deshe asgjë… Jo vetëm kaq, por ajo ishte e gatshme ti ofronte çdo gjë Nanos e Metës, mjafton që ata të mos përçaheshin dhe të hapnin gojën….
“Ne drita s’po ju kërkojmë, ne ujë s’po ju kërkojmë, ne bukë s’po ju kërkojmë. Vëllezër! Ju kërkojmë vetëm këtë: Mos kemi përçarje me njëri- tjetrin. Në qoftë se do mendoni për fëmijët tanë, ju lutem shumë, kritikoni njëri –tjetrin dhe s’duhet ta kishit bërë fare publike, mos ta kishte marrë vesh asnjeri.
Ju lutem! Pse s’mendoni për ne?! Kam vajtur për shokun Fatos deri në Bënçë të Tepelenës. Asnjeri nuk shkoi, ishim vetëm dy gra. Dhe me shpirt gjithë socialistët i duan edhe Ilirin edhe Fatosin.
Çfarë do shoku Fatos, ta thotë dua këtë, ia japim ne!
Çfarë do shoku Ilir, ia japim ne!
Vetëm mos u përçani, ju luteeem…!”,
shprehej “e çmendura “ nga Berati, shoqëruar me duartrokitje.

 

Për më shumë mund të ndiqni edhe …

VIDEO/ Socialistja “e çmendur” nga Vlora: Edhe pa bukë të më lini, për atë parti do të votojë
/web/VIDEO_Socialistja_e_cmendur_nga_Vlora_Edhe_pa_buke_te_me_lini_per_ate_parti_do_te_votoje_15177_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY