Protesta e shoqërisë civile kundër parkut të lojërave tek Liqeni degjeneroi në dhunë këtë të dielë. Aktivistë e policë që vrapojnë u panë në transmetimet live të kësaj protestë. Gjatë aksionit të policisë për ndalimin e tyre, një efektiv i policisë bashkiake ka shtyrë duke rrëzuar në tokë edhe gazetaren e Report TV Florinda Merko e cila ishte në vendngjarje për të raportuar zhvillimet e kësaj proteste.
Gazetarja është dërguar për mjekim në spital, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar. Gazetarja ishte duke ecur mes protestuesve me mikkrofonin e Report TV, ndersa polici ka ardhur duke vrapuar pas saj e duke e shtyre. Incidenti u shenua ne mesin e rremujes se krijuar, cka do te thote se efektivi mund ta kete menduar aktiviste. Por sa e justifikon kjo veprimin e tij ndaj nje qytetari qe nuk po bente asnje veprim kercenues dhe vetem po ecte?!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/